Hidromorava

Promovohet revista studentore “Ligji”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në prani të shumë intelektualëve, figurave universitare, personaliteteve politike e publike dhe shumë të tjerëve që lidhen me jetën universitare kanë marrë pjesë të shtunën në promovimin e numrit të parë të revistës studentore “Ligji”. Mbështetje dhe fjalë të mira për revistën dhanë rektori Arben Dërmaku, Flamur Hyseni dekan i Fakultetit Juridik, derisa Deniza Limani kryeredaktore tha se revista do të udhëtojë sigurt e saktë duke hapur shtigje të reja për studentët e dalluar e të dëshmuar.

Promovimi i numrit të parë të revistës studentore në Gjilan, “Ligji” ka mbledhur personalitete të shquara të jetës universitare, arsimore e shkencore.

Fjalë të mira pos botuesve për revistën folën e dhanë edhe përgjegjësit më të lartë të Universitetit të Gjilanit duke filluar nga rektori Arben Dërmaku, Flamur Hyseni dekan i Fakultetit Juridik, dhe shumë figura të njohura nga jeta akademike në Gjilan.

Deniza Limani kryeredaktore e revistës “Ligji” tha se revista është mundësuar të dalë falë bashkëpunimit të shumë kuadrove në Universitetin e Gjilanit, por edhe jashtë tij.”Ne do të përpiqemi që revista të udhëtojë sigurt e saktë duke i hapur rrugë e shtigje të reja të gjithë atyre të rinjve e të rejave që dëshirojnë të promovojnë vetën në fushën akademike e shkencore” tha Limani.

FIDANISHTJA

Rektori i Universitetit Publik të Gjilanit (UPGJ), Arben Dërmaku tha se për te ka qenë një moment i mirë kur ka dëgjuar për nismën e themelimit të revistës “Ligji”. “Ishte një sinjal se ekziston një klimë e studentëve për organizime që unë shumë e respektojë dhe do të jem në funksion të punëve ndërmarrëse të studentëve” tha Dërmaku.

Për revistën foli edhe Flamur Hyseni i cili ka mbështetur këtë projekt që nga fillimi. “Revista “Ligji” është një produkt i dijes studentore, dhe studentëve të dalluar.Kjo revistë me këtë vepër i ka ofruar dhuratën më të çmuar Universitetit të Gjilanit dhe vet drejtësisë” tha Hyseni.

Mendime e opinione për revistën kanë dhënë edhe Shemsedin Piraj, Qemajl Mustafa, Xhevdet Thaçi, Shpresa Qamili, Arben Sahiti, Fejzullah Hasani, Jetish Maloku, Zyhdi Haziri, Vaxhid Sadriu, Sabri Tahiri, Burim Haliti, Florent Muqaj, Liridon Dalipi, Sadik Haxhiu, dhe në fund është dhënë një anketë me studentët dhe një dokumentar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.