Promovohet libri “Utopia reale” e Ibrahim Berishës

Prishtinë – Është promovuar libri “Utopia Reale” e autorit Ibrahim Berisha. Të gjithë ata lexues të cilët dëshirojnë të dinë për zhvillimet në vend gjatë viteve 1993 – 1999 nga këndvështrimi i Berishës, mund t’i mësojnë ato në hollësi në këtë libër, i cili sjellë ese dhe fakte socio – politike, informon KTV.
Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në promovimin e kësaj vepre, e ka vlerësuar këtë libër si një vlerë të lartë dhe të akumuluar për vendin.
Sipas Sejdiut, autori përmes këtij libri tregon të gjitha ato të vërteta reale që populli i Kosovës i përjetoi gjatë atyre viteve.