Promovohet libri “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë

Gjilan – Në promovimin e librit “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999, të pranishëm ishin një numër i madh i konsiderueshëm i adhuruesve të fjalës së shkruar, miqve, intelektualëve etj.
“Si grua, motër e nënë më së miri e ka kuptuar e ka ndier dhe e ka përjetuar shpirtërisht dramën e torturimit e masakrimit, poshtërimit e dhunimit të femrës shqiptare, nënës gruas, bijave e motrave tona që u ballafaquan me sjelljen vandale e besjale të paramilitarëve ushtarak e policëve të regjimit më shovinist e më racist dhe më antishqiptarë millosheviqian” ka thënë Akademiku Mehmet Halimi.
Ai tha se pasojat ato i ndjejnë edhe sot, andaj fatkeqësia e tyre sot kërkon mirëkuptim, përkrahje morale e trajtim njerëzorë, ndihmë shoqërore që ajo vragë shpirtërore të zbutet e të lehtësohet dhe ajo të udhëzohet e të ndihmohet që ti tejkaloj këto pengesa e trauma psikike dhe të kthehet në jetën normale e të shijojnë frytet e lirisë e të pavarësisë individuale e shoqërore.
Ndërkaq, Resmije Kryeziu, tha se në këtë libër pasqyrohet realiteti i luftës së tmerrshme dhe shfarosëse serbe në Kosovë, në përmbyllje të shekullit XX-të.
“Në të vërtet në këtë libër ne nuk mund të kuptojmë se kemi të bëjmë me të menduarit dhe të vepruarit normal të njeriut, por me të vepruarit e kafshës që jeton në njeriun. Kjo kategori e këtyre dy këmbësorëve është munduar që me këto veprime abnormale ta shtrij fuqinë e vetë kudo që ka shkelur të pavetëdijshëm, që sa më i madh tmerri ka ngelur pas tyre, aq më shumë i ka kthyer ata në ligësi duke i larguar nga raca njerëzore “ tha profesoresha Kryeziu.
Kurse, Nexhat Rexha, thotë se merita e Naxhije Doçit është se ajo krahas shumë vështirësive të tjera ka depërtuar deri te fati i mbyllur, sikur me fjalën e saj ajo si femër ka ndriçuar ngjarje e përjetime unikate të cilat nëpër këto dridhje të thella ka arritur të bind për të mirën e një kohe të cilën domosdoshmërisht i duhet këtij vendi për sot dhe i duhet gjeneratave të ardhshme edhe për nesër.
Rexha tha se në hartën e pohimeve të krimit antinjerëzor vinë e shpalosen kujtimet e njerëzve nga shumë popuj të ndryshëm të botës në këto pamje të globit kozmik vjenë edhe libri i Naxhije Doçit, “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë (1997-1999),, në shfletimin e kësaj vepre lexuesi do të lexojë e përjetojë skena tronditëse për një periudhë të shkurtër që në analet e historisë njerëzore përdhunimi shfaqet në një mënyrë krejt tjetër.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Faton Krasniqi, thotë se ky libër ka rëndësi historike, ngase pasqyron dhunën serbe mbi popullin shqiptarë dhe femrën shqiptare, një libër me shumë fakte dhe argumente që është shkruar në kohën e duhur për mos ta lënë historinë që të harrohet.
Autorja e librit, Naxhije Doçi, faënderoj të gjithë të pranishmit, parafolësit si dhe organizuesit për promovimin e librit.Sipas Doqit përdhunimi i vajzave e grave në prani të fëmijëve e familjarëve është më shumë se një gjenocid mbi popullatën shqiptare ka thënë ndër të tjera Naxhije Doçi./rajonipress/