Promovohet libri i Lirije Kajtazit “Ama e dheut”
Gjilan – Deri sa e lexojmë librin “ Ama e dheut” të autores Lirije Kajtazi, natyrisht na paraqet një reprezentim unik të së cilës përmbledhje, pa dyshim nuk i mungojnë edhe emra të Kosovës Lindore, respektivisht të Preshevës, poetesha të cilat u bënë pjesë e letërsisë shqipe ka thënë recensenti Arsim Halili.
Në kuadër të manifestimit kulturor “Vjeshta letrare…” në Gjilan, është prezantuar Lirije Kajtazi, krijuese, me veprën e saj “Ama e Dheut”. Është ky një titull sa simbolik, po aq sublimor që të rikujton krijuesit e mëdhenj të Rilindjes sonë kombëtare.
Ky përurim u mbajt në vigjilje të shënimit të 100-vjetorit të bërjes Shtet, të Shqipërisë. Sabit Rrustemi, poet dhe udhëheqës i këtij manifestimi, tha se, kjo “ngjarje” kulturore përkon me festën tonë të madhe të kombit, e cila, me vargje artistike, krijuesit (set) shqiptarë po bashkohen dhe po njihen me anë të gjuhës së poezisë. “Andaj, s’ka mjet më të bukur se vepra letrare që po na bashkon e po na afron dheun tonë shqiptar. Kjo Festë e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, jo vetëm që po na gëzon dhe po na afron në mes vete, por edhe po i bashkojmë vlerat tona shpirtërore me njëri-tjetrin. Pse jo? Kësaj here fjalën e kanë femrat krijuese, të cilat janë ardhur në këtë përurim me simbolikë të qartë për të shënuar 28 Nëntorin e Madh Shqiptar”.
Nexhat Rexha, redaktor, tha se, Libri i Lirije Kajtazit “Ama e Dheut”, që po përurohet në Njëqind vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, po na vjen së bashku me hullinë e poeteshës së parë shqiptare në Kosovë, e trevat shqiptare të ish- Jugosllavisë, Sadete Presheva, tash e ndjerë. “Ajo (Sadetja) këndoi bukur dhe ishte ndër të parat poete që shkroi veprën e parë poetike “Dallgë zemrash”, me të cilën vepër ajo i dha fuqi e cytje penave të reja në hapësirat e këtij trolli të “mërrolur” e të përvuajtur me shekuj. Ajo me vargun e saj atdhetar, e ngjalli jetën dhe shpresat e së ardhmes sonë.
Po të këtij “rrugëtimi” poetik ecën edhe shumë poetesha shqiptare, si është edhe kjo vepër e Lirije Kajtazit, e cila, nga një vullnet i pashoq, i tuboi krijimet e disa femrave, të cilat kanë dëshmuar në këtë fushë të jetës së artit, si janë: Miradije Ramiqi, Sabile Keçmezi – Basha, Albina Idrizi, Sevdije Rexhepi, Zana Pira, Linditë Ramushi, Hasije Selishta e disa të tjera.
Arsim Halili, krijues nga Bujanoci, tha se përurimi i librit “Ama e Dheut” të autores gjilanase, Lirije Kajtazi, është një simbolikë në vete dhe flet. Ai tha se, duke lexuar këtë përmbledhje letrare poetike, ne, si vlerësues shohim një gërshetim mes emrave të dëshmuar, të cilët, sigurt janë nisur rrugës sfiduese të kësaj fushe të dijes së artit. “Dhe, nëse deri dje ka pasur interpretime individuale, të cilat kanë denoncuar vlerën e akcilës poete, brenda kësaj përmbledhje, sado që shihen vlerat të gjeneralizuara, megjithatë, është një “gjë” e pamohuar e krijuesve.
Kështu, libri “Ama e Dheut” e Lirije Kajtazit, paraqet një prezantim unik të emrave të poeteshave nga Kosovës Lindore, (Preshev), të cilat janë pjesë e letërsisë shqipe. Ishte poetja Sadete Presheva, e cila la gjurmë të para të shkrimit artistik në artin tonë letrar. Por, ja fati i saj, ajo sot na mungon”.
Halili tha se në dioptrinë e komunikimit artistik, gjegjësisht fjalës poetike, shekulli shqiptar, vazhdimisht ka naviguar ka e bukura, jo vetëm sa për të festuar, në shesh ka nxjerr edhe vlera. Krahas botimeve që na erdhën gjatë këtij viti edhe do të na vijnë edhe ditët e vitet në vijim, fare pranë festës sonë madhështore, na vije në duar të lexuesve diçka po aq fisnike, siç është edhe kjo gjini e bukur. Përzgjedhja poetike me strukturë homogjene gjinore.
Edhe pse të vetmin ndryshim, ka kofiguracionin kohor dhe hapësinor. Por që është relativizuar edhe interpretuar me maturi, kjo buqetë poetike, e cila sjell aromë shprese dhe fiksim jete për të bukurën. Fjalën e ndërtuar me sens ideo-estetik.
Halili tha se duke lexuar këtë panoramë letrare mund të themi se është bërë një gërshetim mes emrash të dëshmuar dhe emrave të cilat gjithsesi dita në ditë ka nisur këtë rrugë sfiduese. E që në parantezë, mund të thuhet se trasimi nga një gjeneratë tek tjetra shihet se bota poetike e Anamoravës nuk është shteruese.
Dhe nëse deri dje ka pas interferime individuale të cilat kanë nuancuar vlerën e akëcilës poete, brenda kësaj përmbledhje sado që shihen vlera të gjeneralizuar,megjithatë mund të konstatojmë një të vërtet të pamohuar. Se poetesha ynë di dhe ja del ta sforcoj vargun.
Vepra e Lirije Kajtazit, në vete ka përmbledhur nëntëmbëdhjetë femra poete, të cilat, në këtë “tufë” poezish artistike, flasin e “rrëfejnë jetën e tyre të përditshme. Janë këto poezi që rrezatojnë e artikulojnë botën e tyre krijuese. Artikulimi i tyre duket të jetë si një mesazh jete, se trolli ynë shqiptar, Kosova dhe Shqipëria, por edhe trojet tjera, do të duhej të bashkëjetojnë me një zë, me zërin e Mëmës së Dheut, si shton i madhi,Çajupi. Aty e gjen edhe Avni Presheva, autor nga Presheva, i cili tha këto fjalë: ”Ne këtu jemi pak, por sikur të ishim shumë, si ata që janë jashtë, do ta t’ia kishim kaluar botës për 180%!” .
Autorja, Lirije Kajtazi tha se, poezinë e kam pasur si vokacion jete e pune. Shkruaj poezi e s’ndalem… Është botë që të pushon shpirti dhe jeta. “Ju më nderuat shumë. Kjo është një përpjekje imja për të dhënë diçka nga vetja si femër se si intelektuale, urime festa e Flamurit!/rajonipress/