Hidromorava

Promovohet libri i Halim Hasanit “Ylli i vogël”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në ambientet e Hotelit Kristal është promovuar libri më i ri i Halim Hasanit poet nga Kosova Lindore. Për librin kanë folur Arsim Halili, Bilall Maliqi,Hysen Kqiku,Adolf Zinsstag, Nexhat Rexha etj.

Në prani të shumë pjesëmarrësve,poet,shkrimtar,letrar është promovuar libri më i ri i Halim Hasanit poet dhe shkrimtar nga Kosova Lindore. Libri më i ri i titulluar “Ylli i vogël” ka mbledhur shumë dashamirë të fjalës e librit në ambientet e Hotelit Kristal.

Recensenti i librit Arsim Halili tha se Halim Hasani pasi ka bërë përpjekje për të shkruar si poet e publicist ka bërë edhe një libër që përshkruhet gjenealogjia e familjes Azemi,natyrisht në mënyrë sipërfaqësore,nga stërgjyshi deri te vet protagonisti i këtij libri Rejhan Azemi. Në ecuri e sipër përshkruhet karakteri,jeta rurale,rrethanat sociale nga gjenerata në gjeneratë etj.

ARKATANA

Krijuesi tjetër Billall Maliq tha se “Ylli i vogël” është titull interesant dhe shumë modest .Sipas tij libri më tepër i ngjason një monografie për këtë djalosh,sepse elementet dhe renditja e lëndës bie në rrafshin monografik.

Nexhat Rexha krijues tjetër tha se libri si ky i sotmi që po e promovojmë kanë rëndësi të madhe për rrugën artistike të një Ylli premtues,edhe për vet qytetin e Gjilanit. Adolf Zinsstag violinist nga Zvicra ka folur për Yllin si nxënës të cilin e kishte mësuar nga fëmijëria. Zinsstag ka folur fjalë miradije për të rinjtë shqiptarë që me aq pasion e dashuri mundohen të jenë inteligjent edhe jashtë shtetit të tyre.

Hysen Kqiku krijues nga Gjilani tha se Ylli i vogël kushtuar Rejhan Azemit shpalos vlerën,talentin dhe dhuntinë që i ka dhënë nënë natyrë. Për librin ka folur edhe Heset Rexhepi. Kurse Halim Hasani tha se librin e ka bërë me përkushtim dhe dëshirë për të promovuar vlerat e djelmoshave që po jetojnë,veprojnë dhe punojnë në perëndim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.