FITORJA

Promovohen “Dy drama” të Ragip Sylajt

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – “Dëbimi nga parajsa” është ndërtuar në historinë e vjetër të mëkatit, ndërsa “Vetëkryqëzimi” është e njëjta histori, me protagonistë të bazuar në Adamin e Evën, por në version të ditëve të sotme. Të dyja këto drama të autorit Ragip Syla. Libri i tij, i pagëzuar “Dy drama”, është përuruar të enjten, në qendrën “Multimedia”. Në ceremoninë e organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës, dramaturgë e kritikë letrarë, kanë zbërthyer tematikën e tyre

“Teksti i parë ‘Dëbimi nga parajsa’, siç përkufizohet edhe nga vetë autori, është një tragjikomedi në dy pjesë, përkatësisht në dhjetë pamje, që niset me një prolog e bitiset me një epilog. Ndërsa teksti i dytë, ‘Vetëkryqëzimi’ është një dramë, rrëfimi i së cilës shtrihet në pesë pamje skenike”, ka thënë dramaturgu dhe kritiku Arian Krasniqi. Ai ka përmendur edhe emëruesin e përbashkët të të dy teksteve.

“Këto dy tekste dramatike të Ragip Sylajt janë provokuese dhe mund ta ngjallin kërshërinë dhe interesin e regjisorëve për ndonjë inskenim eventual të tyre. Me fjalë tjera, vepra dramatike e Sylajt vetëm sa na e begaton skenën tonë, edhe ashtu të varfër, në dramë dhe teatër”, ka thënë Krasniqi.

Studiuesi Adil Olluri ka thënë se “Dy dramat” përshkohen nga stili i dramës së absurdit.

“Libri i Ragip Sylajt është një parabolë, dhe duke qenë se arti dramatik është një art mimetik, art i imitimit, libri mund të përkufizohet edhe si një parabolë mimetike, ngaqë duke na shëtitur nëpër motive të religjionit, motive spirtuale e biblike, ai na flet për aktualitetin e papërballueshëm të qenies, ekzistenca e së cilës sfidohet nga problemet e përditshmërisë, që janë më të mëdha e më shkatërruese për të sesa ndëshkimet eternale e biblike”, ka thënë Olluri.

Mobi Casa

Për Ardian Haxhajn, të dyja dramat e Sylajt, e përmbajnë një formë ceremoniale të deklarimit të ideve.

“Si të tilla dramat e Sylajt kërkojnë një qasje regjisoriale dramatike më të veçantë, çka e bëjnë më të veçantë edhe shijen estetike të shikuesve. Ky ceremonalitet dramaturgjik do të ishte një sihariq për dashamirësit e skenës së teatrit në Kosovës, ku përmes dramatizimit të dy dramave të lartpërmendura do të mbërrihej efekti i katarsisit estetik”, ka thënë Haxhaj.

Ragip Sylaj, prozator, poet dhe gazetar kulture, në ceremoninë e përurimit të veprës “Dy drama” nuk ka dashur ta komentojë librin. Gjithçka ka folur ai, kanë qenë pak fjalë për procesin e shkrimit.

“Procesi i shkrimit ka dimension irreal dhe të ngjan me ëndrrën”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.