Eko Higjiena

Promovohen broshurat e investimeve në Artanë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të mërkurën janë dorëzuar broshurat për Promovimin e Investimeve në Komunën e Novobërdës.Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Xhevat Mehmeti priti në takim sot Nderim Kamberi Ekspert për Zhvillim Ekonomik pranë USAID/ DEMI.

Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzimi i broshurave për Promovimin e Investimeve në Komunën e Novobërdës, dokumenteve nga fusha e zhvillimit ekonomik, elektronike dhe të shtypura, materialet nga trajnimet e realizuara në kuadër të USAID/DEMI-it, në zhvillimin ekonomik si dhe prezantimet e fundit për promovimin e investimeve, ruajtjen dhe zgjerimin e bizneseve.

Mobi Casa

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Xhevat Mehmeti falënderoi Projektin DEMI për ndihmën e vazhdueshme që po bënë për Komunën e Novobërdës si në zhvillim ekonomik ashtu edhe në shërbime të tjera në interes të qytetarëve./rajonipress/