Fundamenti

Promovimi i transparencës në komunën e Kamenicës përmes ”Dyerve të Hapura”

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Gjatë kësaj periudhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë vizituar organet e qeverisjes komunale duke u njoftuar për se afërmi me punën e organeve të qeverisjes lokale, funksionimin e institucioneve, shërbimet e ndryshme komunale, si dhe strukturën administrative të institucioneve lokale në përgjithësi.

Në kuadër të projektit “Promovimi i Kodit të Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Kosovë, si dhe të zbatuar nga OJQ “Network of Peace Movement”/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore(NOPM) në bashkëpunim me autoritetet komunale, që nga 14 Nëntori deri me 21 Nëntor, 2016 kanë organizuar aktivitetin mbi promovimin e transparencës komunale përmes “Dyerve të Hapura” për të gjithë qytetaret e komunës së Kamenicës.

Gjatë kësaj periudhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë vizituar organet e qeverisjes komunale duke u njoftuar për se afërmi me punën e organeve të qeverisjes lokale, funksionimin e institucioneve, shërbimet e ndryshme komunale, si dhe strukturën administrative të institucioneve lokale në përgjithësi.

Stafi i OJQ- NOPM së bashku me një grup të rinjsh ka organizuar një vizitë në kuadër të promovimit të transparencës përmes “Dyerve te Hapura” ku janë pritur veç e veç nga kryetari i komunës z.Begzad Sinani, kryesuesi i kuvendit komunal z.Bajram Dërmaku, nënkryetari i komunës z.Fatmir Matoshi, përgjegjësi i personelit të komunës z.Faton Biqkaj, si dhe nga përgjegjësi i zyrës së ofiqaris z.RifatVrapqani.

UBT

Kryetari i komunës z.Begzad Sinani, ka thënë se jam i lumtur që sot në zyrën time kam një grup të rinjësh tw cilët më kanë bërë nder me këtë vizitë, dyert e komunës po edhe zyra e kryetarit ka qen gjithmonë e hapur për të gjithë qytetarët, kjo vizitë është specifike pasi që ju sot keni sjellë me veti një atmosferë pozitive dhe kur shikoj fytyrat e juaja të lumtura me obligojnë edhe më shumë që ju të rriteni dhe të mësoni në kushte edhe shumë më të mira së që i keni tani. Sidoqoftë, ju mund të bëni pyetje dhe të njoftoheni për së afërmi me punën dhe detyrat e kryetarit, andaj unë jam i gatshëm në çdo kohë të përgjigjem në të gjitha pyetjet e juaja.

Kryesuesi i kuvendit komunal z. Bajram Dërmaku gjatë takimit me të rinj ka shpjeguar për rolin dhe punën e kuvendit komunal, si dhe angazhimet e asamblistëve gjatë mbledhjeve të asamblesë komunale. Në vazhdim kryesuesi Dërmaku i është përgjigjur pyetjeve e të rinjve të cilët kanë qenë të shumta duke ju shpjeguar për strukturën e përfaqësimit të partive politike,angazhimet dhe detyrat e asamblistëve lidhur me kushtet dhe problemet me të cilat ballafaqohet kuvendi komunal.

Në fund të takimit kryesuesi i kuvendit komunal Dërmaku, ka ftuar të rinjtë që të marrin pjesë në seancat e radhës të kuvendit komunal, në mënyrë që të njoftohen për se afërmi edhe me anëtaret të tjerë të kuvendit komunal.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Kodit të Etikës dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” është mbështetur dhe financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.