Promovimi astronomik i politikanëve

Deri në 20 mijë euro në muaj po i shpenzojnë politikanët për t’u promovuar në rrjetet sociale.Shumica e postimeve të tyre në “Facebook” shihet se janë të promovuara me para, me ç’rast po harxhohen shuma astronomike për propagandën që po e zhvillojnë në rrjetet sociale.
Derisa politikanët kosovarë nuk e zbulojnë koston e promovimit në rrjetet sociale, ekspertët të fushës së teknologjisë informative bëjnë të ditur se shumica e tyre së fundi kanë angazhuar ekipe, apo kompani marketingu për menaxhimin e paraqitjes së tyre në “Facebook”, “Twitter”, “Youtube”, etj./zeri/