ARKATANA

Prokuroria Themelore në Gjilan nuk i falë keqbërësit e të gjitha llojeve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tridhjetë (30) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të kryer në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës.

Eco Higjiena

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për shkak
të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës” dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.