Prokuroria Themelore në Gjilan ngritë 10 aktakuza kundër 12 personave

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.
Aktakuzat i ngarkojnë të dyshuarit për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale, ”Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale, “Ndërtimi pa leje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale „”Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale, “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale, “Vetëgjyqësia”./rajonipress/