ARKATANA

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 6 aktakuza ndaj 9 personave për vepra të ndryshme penale

/ 2 minuta lexim
KD-gjilan

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale që prekin sigurinë dhe rendin publik.

Sipas njoftimit zyrtar, një aktakuzë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Një tjetër aktakuzë është ngritur ndaj një personi për tri vepra penale: “dhuna në familje”, “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mobi Casa

Po ashtu, një aktakuzë është ngritur ndaj dy personave për veprën penale “lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa ndaj tre personave të tjerë është ngritur aktakuzë për “sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërkohë, dy aktakuza të veçanta janë ngritur edhe ndaj dy personave të tjerë, njëri për “dhunë në familje” dhe tjetri për “lëndim të lehtë trupor”.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/