Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 16 aktakuza

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe” Sulmi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”./rajonipress/