ARKATANA

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 18 persona

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës ka ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe në të gjitha rastet ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit.

Nga Departamenti për Krime të Rënda janë ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Ndërsa, nga Departamenti Përgjithshëm janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona:

Uji Dea
  • Tetë (8) persona për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Kanosja” dhe “Sulmi”,
  • Një (1) person për veprën penale ‘’Kanosja’’ ndaj personit zyrtar,
  • Tre (3) persona, në dy raste të ndara për veprën penale “Dhuna në familje”,
  • Një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
  • Dy (2) persona për veprat penale “Kanosja” dhe “Mashtrimi”, si dhe,
  • Një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave është raportuar edhe një vdekje e dyshimtë në qendrën e paraburgimit në fshatin Pasjak, për të cilën prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë të dërgohet për autopsi dhe një rast “Rrëmbimi”, për të cilin në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore pasi kryerësit ende janë në arrati.

Gjithashtu, janë raportuar edhe raste tjera të cilat janë udhëzuar të trajtohen në procedurë të rregullt dhe se më të theksuara gjatë kësaj jave kanë qenë rastet për vepra penale të narkotikëve dhe kanosjet, të cilat kryesisht dyshohet se kanë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore njoftoi Prokuroria e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.