Mobi Casa

Prokuroria nuk po gjen prova për të ngritur aktakuza për Gjykatën Speciale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Ndonëse nga avokatët e akredituar nga Gjykata Speciale ishte pritur që aktakuzat e para në këtë gjykatë të dorëzohen në vjeshtën e këtij viti Zyra e Prokurorit Special ende nuk ka arritur të mbledhë prova të mjaftueshme për ngritje të ndonjë aktakuze. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ende nuk ka arritur të mbledhë prova të mjaftueshme për ngritjen e ndonjë aktakuze pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

ZPS-ja nuk e ka marrë me ngut ngritjen e aktakuzave pranë Dhomave të Specializuara me arsyetimin se vendimi për të paditur nuk mund të nxitet dhe duhet të bëhet me një pikëpamje të qartë se si të përmbushen detyrimet ligjore për të kryer një gjykim të drejtë në një kohë të arsyeshme.

Mobi Casa

Christopher Bennett, nga Zyra e Prokurorisë Speciale, i ka thënë gazetës “Zëri” se kjo prokurori është duke vazhduar hetimet e saj efektive dhe do të vendosë rreth kësaj çështjeje kur dëshmitë dhe faktet e mbledhura lejojnë dhe japin mundësinë që të ketë ndonjë aktakuzë.

“Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) është e vetëdijshme se ekzistojnë pritshmëri për ngritjen e një akuze me kohë dhe do të vendosë rreth kësaj çështjeje kur dëshmitë dhe faktet e paraqitura lejojnë për ta bërë këtë dhe deri atëherë ZSP-ja do të vazhdojë hetimet e saj efektive. /zëri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.