UBT

Prokuroria nis hetimet

/ 1 minutë lexim
ZN

Prokuroria ka nxjerrë një vendim të premten pasdite për nisjen e hetimeve kundër Astrit Haraqisë, Ukë Rugovës, Naser Osmanit dhe Gazmend Abrashit për vepra penale që lidhen me korrupsion.

Burime nga prokuroria kanë thënë se është diskutuar se çfarë veprat mund të jenë kryer.

Uji Dea

Burimi ka thënë se është nxjerrë përfundim se dyshimi i bazuar ekziston se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ushtrimit të ndikimit, shkruan Koha Ditore.

Vendimi është marrë pas publikimit të dëshmive të zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli dhe biznesmenit Remzi Ejupi, të cilët kanë zbuluar ata që i kanë identifikuar si “sekserë” të Dino Asanajt.