Prokuroria ngritë propozim akuzë ndaj policit që sulmoj fotoreporterin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzë ndaj policit Faruk Ibrahimi për shkak se më 14 janar 2011 ka keqtrajtuar fotoreporterin Vedat Xhymshitin.

Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzë ndaj policit Faruk Ibrahimi i dyshuar për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave”. Sipas akuzës Ibrahimi dyshohet se më 14 janar 2011 në pikën kufitare Dheu i Bardhë në detyrë zyrtare ka keqtrajtuar të dëmtuarin fotoreporterin Vedat Xhymshiti.

ARKATANA

Sipas akuzës polici e ka sulmuar fotoreporterin derisa ai ishte duke bërë foto incizime të ngjarjeve gjatë protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. “I pandehuri në një moment pa ndonjë pretekst ka goditur me bërryl krahu të dëmtuarin në pjesën e poshtme të nofullës me ç`rast nga goditja ka pësuar i dëmtuari ku edhe rrëzohet për tokë,alivanoset dhe i humbë vetëdija si dhe pëson lëndim të lehtë trupor në mollëzën e djathtë të fytyrës” thuhet në propozim akuzën e prokurorit Shefik Memeti.

Prokuroria për këtë rast ka paraqitur edhe dëshmitarët si dhe video incizimet nga vendi i ngjarjes dhe intervista e Vedat Xhymshitit. Gjithashtu i dëmtuari Xhymshiti ka ofruar edhe prova se ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: