Prokuroria ngritë akuzë ndaj dy zyrtarëve të Kllokotit-për falsifikim

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Komunale në Gjilan ka ngritur akuzën ndaj dy zyrtarëve të Kllokotit Zvezdan Simiq dhe Zoran Mirkoviq që të dy për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme.

Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur dy propozim akuza ndaj dy zyrtarëve komunal në Kllokot,për veprën penale falsifikim të diplomës. Në propozim akuzën që e ka ngritur prokurori Shefik Mehmeti thuhet se Zvezdan Simiq me rastin e punësimit në vendin e punës drejtor për kulturë,arsim e sport ka dorëzuar dhe përdorur diplomën e shkollës së mesme të kryer në Prishtinë. Mirëpo pas hetimeve është konstatuar se diploma nuk është regjistruar me çka ka kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit.

Mobi Casa

Gjithashtu prokuroria ka ngritur propozim akuzë edhe ndaj Zoran Mirkoviqit nga Kllokoti i Vitisë. Mirkoviq akuzohet se me rastin e themelimit të marrëdhënies së punës zyrtarë në drejtorinë e kadastrit ka dorëzuar dhe përdorur diplomën e shkollës së mesme. Mirëpo pas hetimeve është konstatuar se e njëjta diplomë fare nuk është e regjistruar në librat amëz. I pandehuri me dije e ka përdorur dokumentin e falsifikuar si origjinal.

Prokuroria ka propozuar dëshmitarët dhe ka ofruar si provë dokumentet dhe diplomat e lëshuara gjoja nga Ministria e Arsimit e Serbisë./rajonipress/