Hidromorava

Prokuroria në Gjilan ngre katër aktakuza ndaj tetë personave për vepra të ndryshme penale

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale, duke vazhduar angazhimin e saj në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e rendit juridik.

Sipas njoftimit zyrtar, një aktakuzë është ngritur kundër tre (3) personave për veprën penale “Ngacmimi”.

Ndërkaq, një tjetër aktakuzë përfshin tre (3) persona të dyshuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Fundamenti

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur një aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një tjetër ndaj një (1) personi për “Lajmërim apo kallëzim të rremë”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime ligjore ndaj të gjithë personave që bien ndesh me ligjin, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.