Prokuroria në Gjilan ngre 12 aktakuza ndaj 16 personave për vepra të ndryshme penale
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza ndaj 16 personave, për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuzat përfshijnë raste që lidhen me narkotikë, pengim të personave zyrtarë, lëndim trupor, shmangie nga tatimi, kanosje, rrezikim të trafikut publik, dhunë në familje, vjedhje pylli, falsifikim dokumentesh dhe armëmbajtje pa autorizim.
Dy aktakuza janë ngritur ndaj dy personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Një aktakuzë, ndaj katër personave, lidhet me veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Gjithashtu, një aktakuzë ndaj dy personave është ngritur për veprën penale “Shmangia nga tatimi”, ndërsa një person është akuzuar për “Kanosje”.
Aktakuza të tjera përfshijnë veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”, “Dhuna në familje”, “Vjedhja e pyllit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, me nga një person të akuzuar për secilën prej këtyre veprave.
Një person tjetër është akuzuar për “Lëndim të lehtë trupor”, ndërsa një aktakuzë tjetër, ndaj një personi, përfshin veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”.
Po ashtu, Prokuroria ka ngritur një aktakuzë ndaj katër personave për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan në kuadër të procedurave penale për rastet përkatëse. Peshën juridike të akuzave dhe përgjegjësinë penale të të pandehurve do ta përcaktojë gjykata përkatëse./rajonipress/


