United Hospital

Prokuroria në Gjilan ndalon shtatë persona për drogë, dhunë në familje dhe lëndime trupore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar shtatë persona në tri raste të ndara, ndërsa është ngritur edhe një aktakuzë për veprën penale “Kanosje”.

Sipas njoftimit zyrtar, një person është ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa një tjetër për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Po ashtu, tre persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa dy persona të tjerë janë ndaluar për “Dhunë në familje”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Eco Higjiena

Prokuroria ka bërë të ditur se të gjithë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, me qëllim të zhvillimit të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur edhe një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosje”.

Autoritetet e drejtësisë kanë theksuar se do të vazhdojnë trajtimin me prioritet të rasteve që lidhen me dhunën, narkotikët dhe veprat tjera penale që cenojnë sigurinë publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.