Prokuroria në Gjilan ndalon një të dyshuar për vrasje në tentativë, ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi është bërë ndaj një personi që ishte në arrati dhe dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, në bazë të nenit 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Kosovës. Me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti është ndaluar për procedura të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, Prokuroria ka ngritur tri aktakuza të ndara: një kundër një personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, një tjetër për veprën penale “Kanosje” dhe një aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi”.
Autoritetet e drejtësisë kanë theksuar se do të vazhdojnë me trajtimin e rasteve të tilla, duke synuar forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e sigurisë për qytetarët./rajonipress/


