Eko Higjiena

Prokuroria në Gjilan ndalon një të dyshuar për narkotikë, ngrihet aktakuzë edhe për vjedhje të shërbimeve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë veprime konkrete në luftimin e kriminalitetit, duke ndaluar një person të dyshuar për vepra që lidhen me narkotikët dhe duke ngritur një aktakuzë për veprën penale të vjedhjes së shërbimeve.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person, ndaj të cilit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, e paraparë me nenin 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Fundamenti

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur edhe një aktakuzë ndaj një personi tjetër për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit dhe në ndjekjen penale të personave të dyshuar, duke vepruar në përputhje me kompetencat ligjore dhe në bashkëpunim me institucionet e zbatimit të ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.