ARKATANA

Prokuroria në Gjilan ndalon një person për narkotikë, ngre tri aktakuza për vjedhje dhe kanosje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person për 48 orë, ndërsa janë ngritur edhe tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit kujdestar, më 13 mars 2026 është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e paraparë me nenin 267 të Kodi Penal i Kosovës.

Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, prokuroria ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

HW

Dy aktakuza janë ngritur kundër dy personave për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa një aktakuzë është ngritur kundër një personi tjetër për veprën penale “Kanosja”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe trajtimin e të gjitha rasteve penale, me qëllim të garantimit të rendit dhe ligjit dhe mbrojtjes së qytetarëve nga veprimet e kundërligjshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.