ARKATANA

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona dhe ngrit tri aktakuza ndaj katër të dyshuarve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë veprime në disa raste penale, duke ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa ndaj katër personave të tjerë ka ngritur tri aktakuza.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara janë ndaluar dy persona.

Njëri prej tyre dyshohet për veprën penale “Vrasja në tentativë”, e paraparë me nenin 172, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi tjetër është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Kanosje”, nga neni 181, si dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tri aktakuza ndaj katër personave
Në kuadër të procedurave të zhvilluara, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjithashtu tri aktakuza ndaj katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Fundamenti

Aktakuza e parë është ngritur ndaj dy personave, të cilët dyshohen për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuza e dytë është ngritur ndaj një personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërkaq, aktakuza e tretë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Prokuroria ka bërë të ditur se këto veprime janë ndërmarrë në kuadër të punës për trajtimin dhe ndjekjen e rasteve penale në kompetencë të saj.

Personat e përfshirë në këto raste konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.