Fundamenti

Prokuroria ndërpret hetimet ndaj zyrtarit vitias Sabri Sherifit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërprerë hetimet ndaj zyrtarit për menaxhimin e projekteve në komunën e Vitisë Sabri Sherifit, me arsyetimin se nuk ekzistojnë dyshimet si njëjti e ka kryer veprën penale.

Prokurori i rastit Shaban Spahiu të premten ka marrë aktvendim për ndërprerjen e hetimeve kundër Sabri Sherifit zyrtar për menaxhimin e projekteve në komunën e Vitisë.

Avokati mbrojtës Abdylaziz Sadiku tha për rajonipress se Sabri Sherifi tashmë është liruar nga dyshimet e ngritura rreth veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sadiku tha se prokuroria ka hequr dorë në mungesë të provave dhe dëshmive.

UBT

Edhe Sabri Sherifi tha për rajonipress se edhe pse drejtësia vonohet, ajo gjithsesi ngadhënjen. Sherifi tha se mbajtja e tij prej 30 ditësh në paraburgim( 08.10.2013-07.11.2013) dhe 20 ditë në arrest shtëpiak, me pretekstin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, doli të ishte e gabuar në aspektin praktik dhe joligjore në aspektin profesional.

“Institucionet shtetërore, respektivisht prokuroria e shtetit në Gjilan, prokurori i rastit Afrim Shefkiu, dhe hetuesit e prokurorisë, përshpejtuan në paraburgimin tim 1 muajsh, pa i marr te gjitha provat se a isha fajtor apo jo, më në fund vendosen drejtësinë mbi perceptimet e gabuara të hetuesit dhe prokurorit të rastit të arrestimit tim. Unë e kam ditur se jam i pafajshëm, sepse gjithmonë kam qenë konsistent dhe konsekuent në kryerjen e detyrave zyrtare. Tanimë kjo gjë u vërtetua, përmes ndërprerjes së hetimeve të prokurorit të shtetit Shaban Spahiu, i cili edhe pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertizës së ekspertit profesional të angazhuar nga prokuroria nuk gjeti arsye për vazhdimin e procesit hetues” tha Sherifi.

Sherifi tha se unë besoj në drejtësinë institucionale dhe mbi të gjitha jam krenar me punën time përgjatë kohës së kaluar në interes të investimeve për qytetaret e komunës së Vitisë./rajonipress/