UBT

Prokuroria heton dy vëllezërit e Fatmir Limajt

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prokurori i EULEX-it, Johannes Picke, po zhvillon hetime në mënyrë të paligjshme kundër Fatmir Limajt. Para pak ditësh ka futur në procedurë penale edhe dy vëllezërit e tij, Demir e Florim Limaj, si dhe ish shefin e kabinetit të Limajt, Endrit Shala, ani se afati ligjor për hetime ka kaluar qysh më 23 prill të këtij viti.

Ky prokuror ka zgjeruar hetimet kundër Demir Limajt dhe Endrit Shalës, që lidhen me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj, dhe ka nxjerrë vendim për nisje të hetimeve kundër Florim Limajt.

RCCOLA

Krejt këtë bazuar në shtatë faqe transkripte telefonike dhe mesazhe që konsiderohen të montuara. Kjo dosje, që tashmë e ka në dorë prokurori, i ishte dorëzuar Fatmir Limajt tre vjet më parë nga kryeministri Hashim Thaçi.

Koha Ditore ka marrë vesh të premten se ftesave të prokurorit për marrje në pyetje u janë përgjigjur tre të dyshuarit, ndërsa vetë Fatmir Limaj do të merret në pyetje të martën.