Prokuroria e Qarkut në Gjilan ngritë aktakuzë kundër Nexhmedin Arifit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan-Kryetari i Komunës së Vitisë akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare,kurse Kabil Hajdari për shmangie nga tatimi.

Prokuroria e Qarkut në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Nexhmedin Arifit kryetar i Vitisë dhe Kabil Hajdarit ish drejtor në NP “Univerzal”të Vitisë, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe i “autorizimit” derisa i dyshuari i dytë për veprën penale “shmangie nga tatimi”.

Sipas aktakuzës të ngritur nga prokurori Shaban Spahiu i dyshuari Kabil Hajdari në gusht të viti 2008 deri në maj 2011, derisa ka qenë drejtor në NP “Univerzal”, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore nga datat 24.03.2009, deri më 01.01.2011, mjetet e trustit pensional për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje: Kadri Halabaku,Bajram Aliu,Berat Ymeri,Ruzhdi Musa,Hysni Beqiri,Sabit Salihu,Sabri Rrahimi,Ali Islami,Taf Mustafa dhe Agron Misini, edhe pse kanë qenë në listën e pagave, trusti pensional atyre nuk u është paguar fare, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë të 16 mijë eurove.

KKVITI

Kabil Hajdari gjithashtu dyshohet se ka shmangur mos pagesën e tatimit në ATK në vlerën e 79.815.29 eurove. Kurse, Nexhmedin Arifi dyshohet se nuk ka respektuar shkresën e Ministrisë së pushtetit Lokal e as vendimin e Qeverisë së Kosovës sa i përket derajonalizimit të Higjienës.Në hetuesi edhe Hajdari edhe Arifi i kanë mohuar veprat.

Ndryshe këtë rast fillimisht e kishte pasur EULEX, por më vonë ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë së Qarkut./rajonipress/