Prokuroria e Gjilanit pushon hetimet ndaj Avdyl Rashitit dhe Agron Maliqit

Gjilan – Prokuroria Themelore e Gjilanit ka pushuar hetimet ndaj Avdyl Rashitit i njohur si “Kasapi” dhe Agron Maliqit të dyshuar për veprën penale “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor” dhe vepra tjetër “mbajtja e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”.
Prokuroria Themelore e Gjilanit në mungesë të provave ka pushuar hetimet ndaj Avdyl Rashiti dhe Agron Maliqit.
Avokati mbrojtës Jeton Ibrahimi tha se kallëzimi penal është dorëzuar më dt. 08.03.2018, në Prokurorin Themelore në Gjilan, me nr. rasti. 2018-CA-046, nga Stacioni Policor në Kamenicë, të njëjtit ju është caktuar Masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje prej 15 ditësh, janë zhvilluar hetimet në përpikëri, por në mungesë provash për palën time Avdyl Rashiti si dhe për të dyshuarin tjetër Agron Maliqi, Prokuroria Themelore i Pushon Hetimet në mungesë provave.
Prokurorja e shtetit Kujtesa Fazliu ka dhënë detaje të shumta për pezullimin e hetimeve.”Gjatë zhvillimit të hetimeve, me marrjen në pyetje të palëve, si dhe duke pasur parasysh edhe provat tjera në shkresat e lëndë, vijmë në përfundim se në rastin konkret duhet pushuar hetimet ndaj Agron Maliqit nga fshati Busavatë e Kamenicës dhe Avdyl Rashitit nga Gjilani, ngase me asnjë provë të vetme nuk është provuar dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale, sipas së cilës edhe janë filluar hetimet” thuhet në aktvendimin e prokurores Fazliu./rajonipress/