UBT

Prokuroria e Gjilanit po heton zyrtarët e lartë në Viti

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Burimet tona brenda Prokurorisë së Gjilanit thanë se Departamenti për Krime të rënda e ka autorizuar Policinë e Kosovës për krime ekonomike dhe korrupsion që të mbledh prova e fakte ndaj zyrtarëve të lartë komunal në Viti.

Deklaratat e opozitës në Viti dhe akuzat e tyre për cilësi të dobët të asfaltit i kanë mjaftuar Prokurorisë së Gjilanit që të fillojë hetimet kundër zyrtarëve të lartë të kësaj komune.

ARKATANA

Sipas burimeve tona, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të rënda, veç ka autorizuar Policinë e Kosovës, Sektorin për krime Ekonomike dhe Korrupsion, që të siguroj informata dhe të grumbulloj prova, në drejtim të veprës penale ”shpërdorim të detyrës zyrtare”, kundër zyrtarëve të lart komunal të Vitisë, nën dyshimin se shumë rrugë të punuara në territorin e kësaj komune nuk përmbushin parametrat dhe standardet për ndërtimet rrugore të kësaj natyre.

Të njëjtat burime thanë se në ditët në vijim do të vlerësohet nëse ka pasur keqpërdorime dhe eventualisht mund të priten edhe arrestime për rastet në fjalë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.