Prokuroria e Gjilanit ndalon një person dhe ngre tri aktakuza brenda 24 orëve
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, një person është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave. Dy prej aktakuzave, të ngritura ndaj dy personave, kanë të bëjnë me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa një aktakuzë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rasteve, ndërsa personat e përfshirë gëzojnë të drejtën të konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/


