RCCOLA

Prokuroria e Gjilanit heton disa zyrtarë komunal të Prizrenit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit tha për rajonipress se kohëve të fundit janë ngarkuar edhe me disa lëndë që vijnë nga Prizreni e ku janë të përfshirë zyrtar komunal dhe përfaqësues nga sistemi gjyqësor.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka marrë përsipër që të hetojë disa lëndë që lidhen me disa zyrtarë komunal, avokat e gjykatës nga Komuna e Prizrenit. Këtë lajm e ka konfirmuar për rajonipress Jertish Maloku kryeprokuror në Gjilan.

Maloku tha se edhe në rajonin e Anamoravës ka hetime që po zhvillohen ndaj zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas tij Prokuroria e Gjilanit ka qenë mjaft aktive dhe nuk e ka kursyer askënd që ka shkelur ligjin.

RCCOLA

Duke ju referuar veprave penale Maloku tha se në Anamoravë dominojnë vjedhjet e rënda, grabitjet, dhuna familjare et. Kurse krahasuar me vitet paraprake, Maloku tha se ka rënie të kontrabandimit me migrantët dhe trafikim me qenie njerëzore. Gjithashtu edhe veprat penale të vrasjes kanë shënuar rënie krahasuar me vitin 2012.

Maloku tha se kodi i ri dhe reformat në sistemin gjyqësor e kanë ngadalësuar ritmin e punës , por falë angazhimit të prokurorëve dhe konsolidimit profesional kemi arritur që të luftojmë çdo dukuri negative tha Maloku.

Maloku tha se në Anamoravë ka një siguri më të madhe dhe qytetarët e saj ndihen më të sigurt pikërisht për shkak të rënies së krimit të të gjitha llojeve dhe luftimit të tij të pa kompromis ./rajonipress/