Mobi Casa

Prokuroria e Gjilanit: Dy persona ndalohen, kërkohet paraburgim për një të dyshuar dhe ngrihen 13 aktakuza ndaj 14 personave

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona për 48 orë, është parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe janë ngritur trembëdhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, dy personat e ndaluar dyshohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

Në kuadër të punës së saj, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjithsej 13 aktakuza ndaj 14 personave, për një sërë veprash penale.

FIDANISHTJA

Aktakuzat përfshijnë një rast për veprën penale “Kanosja”, një rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një rast për “Lëndim të lehtë trupor”, katër aktakuza për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një aktakuzë për “Vjedhje”, dy aktakuza për “Vjedhje të pyllit”, dy aktakuza për “Dhunë në familje”, si dhe një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”.

Prokuroria Themelore në Gjilan thekson se mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe trajtimin e rasteve penale, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore në funksion të luftimit të kriminalitetit dhe garantimit të sundimit të ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.