Mobi Casa

Prokuroria dhe policia koordinohen për të luftuar të gjitha llojet e veprave penale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në zyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan e cila mbulon shtatë komuna të Anamoraves janë takuar të gjithë udhëheqësit e sektorëve të hetimeve të komunave Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë të udhëhequr nga drejtori i hetimeve regjionale Avni Oruqi. Vetëm bashkëpunimi dhe koordinimi i vërtetë në mes këtyre institucioneve garanton suksesin në luftën kundër të gjitha llojeve të veprave penale tha Jetish Maloku.

Jetish Maloku kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan tha për rajonipress se nuk ka dyshim se kjo prokurori bashkë me të gjithë sektorët e hetimeve brenda policisë për këtë regjion, do jenë shumë të përgatitura në zbatimin e ndryshimeve ligjore në raport me punën e tyre, duke tejkaluar të gjitha pengesat rreth tranzicionit që është bërë me rastin e aplikimit të dispozitave të Kodit të ri të procedurës penale.

Maloku në zyrën e tij ka takuar të gjithë udhëheqësit e sektorëve të hetimeve të komunave Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë të udhëhequr nga drejtori i hetimeve regjionale Avni Oruqi.

“Vërtet të gjitha dispozitat e të njëjtit kod, dëshmojnë se tani e tutje prokuroria duhet të jetë e kyçur nga fillimi për çdo rast dyshimi apo inicimi të procedurës penale ndaj një kryesi të veprës penale. Pra momenti i parë për njoftimin e fillimit të hetimit do jetë edhe fillimi i njoftimit të prokurorit për rastin, për çka prokurori do jetë pandërprerë i kyçur në rastin e caktuar” ka sqaruar Maloku.

Fundamenti

Sipas Malokut edhe për rastet e arrestimit dhe ndalimit prokurori i shtetit do jetë ai i cili nga momenti i arrestimit do e mbuloj policinë me vendim mbi ndalimin dhe arrestimin, jo më vonë se 6 orë nga orët e para të arrestimit. “Tani i gjithë rasti i paraburgimit duhet domosdo të përfundoj brenda afatit 48 orësh, nga momenti i arrestimit . Prokurori i shtetit sipas këtij kodi është i obliguar që brenda 24 orëve të lëshoj vendimin mbi ndalimin apo arrestimin e personit të dyshuar” shtoj Maloku.

Maloku tha se vetëm vendimi i prokurorit është ligjor nëse ai lëshohet brenda afatit jo më vonë se 6 orë nga arrestimi apo ndalimi i të dyshuarit nga policia. “E veçanta e këtij Kodi është edhe afati 24 orësh për të gjithë rastin për hetim dhe paraburgim, qoftë nga policia, qoftë nga prokurori i shtetit, sepse brenda këtij afati domosdo prokurori duhet të bëjë kërkesë për caktim eventual të paraburgimit të këtij dyshuari, dhe komplet dosjen t`ia dorëzoj gjykatës kompetente për vendosje lidhur me paraburgimin. Tani gjykata duhet të vendos edhe ajo brenda afatit prej 24 orësh lidhur me kërkesën e prokurorit të shtetit për paraburgim” ka sqaruar ai.

Në këtë takim sipas Malokut është kërkuar që pandërprerë të jetë në kontakt nga fillimi prokurori i shtetit, kur merret informata nga policia, si është kryer vepra penale, apo si është arrestuar personi. “Vetëm bashkëpunimi dhe koordinimi i vërtetë në mes këtyre institucioneve garanton suksesin në luftën kundër të gjitha llojeve të veprave penale dhe kryesve të tyre i cili bashkëpunim nuk ka munguar edhe deri më tash” tha Maloku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.