ARKATANA

Prokuroria detyrohet të sjellë në gjyq rastin e “therësve kosovarë”

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

“Duhet që ky rast urgjentisht t`i jepet për gjykim një gjykate të pavarur”, thuhet në kërkesën e Gjykatës së Lartë të Bernës.

Rasti i denoncimit penal të bërë nga dy kosovarë ndaj SVP/UDC-së, lidhur me afishen e shpërndarë para dy vitesh me tekstin “Kosovarët therin zviceranin”, pas ndërprerjes nga prokuroria e Bernës, duhet të shqyrtohet sërish. Kështu ka vendosur Gjykata e lartë e Bernës, duke e hedhur poshtë vendimin e prokurorisë, e cila nuk kishte gjetur elemente të mjaftueshme për ta proceduar lëndën në gjykatë.

Pas hedhjes poshtë të denoncimit penal, përfaqësuesi juridik i dy shqiptarëve nga Kosova me qëndrim në Zvicër, avokati David Gibor ka ushtruar ankesë, të cilën Gjykata e lartë e Bernës e ka miratuar. Përveç miratimit, gjykata në fjalë duke detyruar prokurorinë që të iniciojë çështjen penale, ka bërë me dije se ajo (prokuroria) kësaj here nuk guxon ta hedhë sërish poshtë padinë. “Duhet që ky rast urgjentisht t`i jepet për gjykim një gjykate të pavarur”, thuhet në kërkesën e gjykatës në fjalë, shkruan tagesanzeiger.ch.

Në gusht të vitit 2011, në vlugun e fushatës për iniciativën “Kundër migrimit masiv”, një komitet i SVP/UDC-së, kishte përpiluar afishe me tekstin e njohur “Kosovarët therin zviceranin” duke marrë pretekst nga një krim i ndodhur ato ditë. Këtë veprim partia në fjalë, sipas denoncuesve, e kishte ndërmarrë për të nxehur gjakrat duke vënë rastin e krimit shërbim të krijimit disponimit paushall kundër kosovarëve si etni. Siç dihet, më 15 gusht 2011, një shqiptar nga Kosova në Interlaken pati therur me thikë në qafë një qytetar zviceran, krim që iu ngarkua kosovarëve si kolektivitet në tekstin e përmendur të afishes.

Në komitetin e iniciativës bënin pjesë edhe kryetari i SVP-së, Toni Brunner, ideologu i saj, Christoph Blocher si dhe disa deputetë nacionalë dhe personalitete të larta nga kjo parti.

Mobi Casa

Prokuroria kompetente pati ndërprerë procedurën duke arsyetuar se teksti i afishes nuk u drejtohej kosovarëve në mënyrë specifike si komunitet, por nisej nga rasti konkret i krimit dhe krijonte disponim kundër të huajve në përgjithësi. Për këtë arsye prokuroria nuk gjente këtu shkelje të normës së racizmit.

Por, pas ankesës së D. Gibor, Gjykata e lartë e Bernës ka theksuar se interpretimi i tekstit të afishes nga pala ankuese është së paku aq legjitim sa edhe ai i bërë nga prokuroria.

Si përfundim, prokuroria e përgjithshme e Bernës tash është e detyruar të iniciojë një procedurë penale kundër komitetit të iniciativës, që konsiderohet autor i tekstit të afishes.

Me rastin e zhvillimit të hetimeve, me siguri do të shtrohet edhe çështja e imunitetit prej deputeti që kanë pasur në momentin e kryerjes së veprës (viti 2011) disa nga anëtarët e komitetit. Por disa të tjerë nuk mund të thirren në atë imunitet. Njëri prej tyre është edhe Christoph Blocher, përfundon tagesanzeiger.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.