Eko Higjiena

Prokurorët vendës të merren me “peshqit e mëdhenj”!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Hasan Preteni nuk është i kënaqur me trajtimin e rasteve korruptive nga ana e prokurorëve vendës. Ai ka thënë se shumicën e lëndëve, e sidomos ato ku janë të implikuar “peshqit e mëdhenj”, i merr EULEX-i. Preteni nuk ka dashur t’i poshtërojë zyrtarët e lartë që i mbajnë njëkohësisht nga pesë vende të punës derisa një gjë e tillë nuk është e kundërligjshme.

Andaj, si drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka bërë thirrje që sa më shpejt të ndryshojë Ligji për konflikt interesi dhe t’u pamundësohet zyrtarëve që t’i mbajnë disa puna.

Uji Dea

Në intervistë për “Tribunën”, ai ka bërë të ditur se AKK-ja deri tani ka gjetur 700 zyrtarë që mbajnë më shumë se një punë, për sa kohë që për një vend të pune në Kosovë aplikojnë mbi 100 veta.

Duke folur për Këshillin antikorrupsion të presidentes Atifete Jahjaga, ai ka thënë se në atë Këshill nuk do të duhej të ishin prezentë ministrat dhe shefat e komisioneve parlamentare (Tribuna).