United Hospital

Projektligji për ushtrinë shkon në Qeveri

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës me 8 ditë vonesë ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës draftligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, ndërsa tani i mbetet Qeverisë së Kosovës që ta procedojë të njëjtën në mbledhje të Qeverisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar që Projektligji për Transformimin e FSK-së është dërguar në Qeveri më 8 maj, me ç’rast ata janë shprehur të bindur se partitë politike të vendit do të votojnë pro këtij transformimi.

Hidromorava

“Pas marrjes së deklaratës financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave dhe pëlqimit nga Ministria e Integrimeve Evropiane që draftligjet janë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së, draftligjet për transformimin e FSK-së MFSK-ja më 8 maj 2018 i ka dërguar në Qeveri”, ka thënë Ibrahim Shala, zëdhënës në MFSK, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës thotë se po kërkon konsensus për këtë çështje, që sipas tyre duhet të bëhet në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.