Projektligji për Buxhetin 2014 i pranueshëm për FMN-në

/ 2 minuta lexim

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Johannes Wiegand, i cili shoqërohej nga Jose Sulemane, shef i FMN-së për Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin për medie, me këtë rast ata diskutuan rreth Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2014.Fillimisht shefi i misionit të FMN-së, Johannes Wiegand, sqaroi se Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2014 është dorëzuar nga Qeveria në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe në pajtim me FMN-në. Ai vlerësoi se buxheti është në rregull dhe se nuk pret të paraqitet ndonjë çështje problematike.

Fundamenti

Wiegand theksoi se është shumë e rëndësishme që projektligji të shqyrtohet sa më parë në Kuvend, në lexim të parë, ndërkaq duke folur për çështjen e privatizimit të PTK-së, ai vlerësoi se ka mundësi që të gjendet një rrugëdalje.

Kryeparlamentari Krasniqi duke falënderuar shefin e misionit të FMN-së për vizitën e tij dhe punën e këtij institucioni tha se do të angazhohet që çështja e Buxhetit të shqyrtohet sa më parë në Kuvend. “Do të jem për respektim të procedurave dhe në shërbim të miratimit të buxhetit”, tha kreu i Kuvendit.