GRANDEMALL

Projekti unik, bunkeri që po shndërrohet në “Hotel”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Tale, të Shqipërisë, 10 studentë gjermanë dhe 10 shqiptarë po punojnë për një projekt turistik mjaft interesant. Konvertimin e bunkerëve në “hotele” që do të sigurojnë hapësirë për deri në 8 njerëz.

Në seksionin e saj, INTERNATIONAL, e përditshmja gjermane DER SPIEGEL i ka kushtuar vëmendje këtij projekti, për të cilin thotë se, ish-sundimtari komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha kishte ndërtuar rreth 750.000 banesa “eskimeze”, bunkerë të ndërtuara në të gjithë vendin në vitet 1970 dhe 1980, transmeton Panorama.

Ndërtimi i bunkerëve, thotë DER SPIEGEL, erdhi nga frika që kishte diktatori nga pushtuesi i huaj. Ai ndërtoi këto bunkerë për të mbrojtur popullsinë. Bunkerët, shkruan më tej, pasqyrojnë një paranojë të pashembullt të diktatorit.

ARKATANA

Për momentin plani është për të rinovuar një bunker të vetëm, por që kjo mund të ndryshojë së shpejti. Është një studente shqiptare që studion në Gjermani, e cila me këtë projekt do të mbrojë diplomën e saj me titull “Bunkerkunft”, përshtatur për “Unterkunft” që në shqip do të përkthehej, “akomodimi”. Ajo është duke paraqitur një mënyrë mjaft interesante për të tërhequr turistë, duke i kthyer bunkerët në vende tërheqëse për vizitorët e huaj dhe shqiptarë.

Studentët e përfshirë në këtë projekt thonë se qëndrimi një natë në “bunker”nuk do të kushtojë më shumë se 8 euro për person. Ata thonë se bunkerët e kthyer në hotele duhet të jenë nën administrim lokal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.