Fundamenti

Projekti “Logos” rinovon shkollat fillore në Tërpezë dhe Zhiti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Vitisë ka nënshkruar sot edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Projektin për Qeverisje lokale dhe decentralizim Zvicër-Kosovë Logos, për renovimin e dy shkollave fillore në fshatrat Tërpezë dhe Zhiti.

Shuma e këtij projekti sillet rreth 53 mijë euro, ndërsa Logos do të financoj me 70 % kurse komuna me 30 % të shumës totale.

RCCOLA

Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, ka theksuar se Qeveria zvicerane në vazhdimësi po ndihmon këtë komunë me projekte të ndryshme, për çka u jemi mirënjohës dhe kemi një bashkëpunim tejet të mirë. “Me realizimin e këtij projekti riparimin e dy shkollave, do të mundohen kushte më të mira për punë dhe se kjo ndihmesë e Projektit Logos është për tu përshëndetur, tha Arifi.

Ndërsa Dardan Maliqi zyrtar I LOGOS-it është shprehur se në vazhdën e shumë projekteve të ndryshme që janë realizuar dhe parashihen të kryhen në komunën e Vitisë, jemi përcaktuar që të ndihmojmë në renovimin e shkollës fillore në Tërpezë dhe Zhiti. “Besojmë se do të ndikoj në përmirësimin e kushteve të mësimit në këto shkolla, por edhe shpresojmë se do të realizohen edhe projekte tjera në këtë komunë” ka thënë ai./rajonipress/