FIDANISHTJA

Projekti Aftësimi për Punësim Rural mbështetet bizneset vitiase në ngritje të kapaciteteve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Nën organizimin e Zyrës Për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB) të Komunës së Vitisë dhe Projektit Aftësimi për Punësim Rural (APR), i cili mbështetet nga Helvetass Intercooperation në Kosovë, sot në Viti, është mbajtur punëtoria me bizneset e komunës së Vitisë në të cilën janë diskutuar nevojat e bizneseve për trajnime dhe ngritje të kapaciteteve prodhuese.

Ibrahim Ramaj, drejtor komunal për zhvillim ekonomik, ka thënë se qeveria komunale më në krye kryetarin Sokol Haliti, krahas projekteve tjera një fokus të veçantë i ka dhënë edhe mbështetjes së bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese në zhvillimin e veprimtarisë së tyre me qëllim të zbutjes së shkallës së papunësisë. “Si qeveri komunale jemi të interesuar që me kapacitetet tona ekzistuese si dhe në bashkëpunim me donatorë të ndihmojmë bizneset si në ngritje të kapaciteteve profesionale ashtu edhe atyre për shtimin e prodhimit”, ka thënë Ramaj, duke potencuar se në këtë drejtim komuna i ka dhënë mbështetje të plot ZIMB që ajo të punoi ngushtë me bizneset që të arrihet zbutja e shkallës së papunësisë.

E, Vlora Katrati, zyrtare e projektit për aftësim dhe punësim rural, ka theksuar se ky projekt që nga viti i kaluar ka filluar të mbështesë komunën e Vitisë edhe në aspektin e punës me biznese , dhe në këtë drejtim krahas mbështetjes që i ofrohet zyrës komunale për biznese , këtë vit planifikon edhe përkrahjen e drejtpërdrejtë për biznese.

Uji Dea

Kurse, Mentor Rexhepi, përgjegjës i ZIMB-së në Viti, është shprehur se zyra krahas ofrimit të përkrahjes për biznese që ofrohet nga projekti për aftësim dhe punësim rural, është në shërbim të biznese që ato të përfitojnë edhe grande tjera që kanë të bëjnë me gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Përfaqësuesit e bizneseve të Komunës së Vitisë, janë shprehur të kënaqur me mbështetjen e ofruar jo vetëm nga ky projekt por edhe donatorët tjerë, dhe kanë shprehur interesimin për ngritje të kapaciteteve të tyre në aftësimin dhe punësimin e punëtorëve të rinj në ndërmarrjet e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.