Uji Dea

Projektet vazhdojnë pa Kuvend

/ 1 minutë lexim

Projektet që janë paraparë të përfundojnë gjatë muajve në vijim, nuk do të ndalen. Por, rishikimi i buxhetit që ishte paraparë për muajin qershor, nuk do të bëhet. Për dy muaj sa nuk do të jetë funksional Kuvendi i Kosovës, Qeveria nuk do të ketë pengesa t’i çojë në vend projektet e planifikuara – shkruan Tribuna.

Nëse ekziston vullneti i ekzekutivit, shteti nuk do të ketë krizë as në ekzekutimin e buxhetit.

Kështu thonë njohës të ekonomisë, sipas të cilëve, shumë projekte mund të vazhdohen edhe nga qeveria e ardhshme. Por, ata paralajmërojnë se projektin më madhor të premtuar deri tash, atë të ndërtimit të autostradës Prishtinë – Shkup, qeveria aktuale nuk do t’ia lë askujt në dorë.

Uji Dea

Sipas tyre, këtë projekt Qeveria e tanishme do ta nisë së shpejti vetëm për të fituar vota.

Sipas tyre, po ashtu, rishikimi i buxhetit që është paraparë të bëhet muajin qershor nuk mund të ndodhë fare, pasi Kuvendi nuk do të jetë funksional.

/Tribuna/