Fundamenti

Projekt-Rregullorja për organizimin e brendshëm në Kamenicë në diskutim publik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka hapur për diskutim publik Projekt-Rregulloren (KK) Nr./2026 për organizimin e brendshëm, sistematizimin dhe klasifikimin e vendeve të punës, dokument ky që synon rregullimin e funksionimit administrativ brenda institucioneve komunale.

Projekt-rregullorja është prezantuar nga grupi punues i formuar me vendim të kryetarit të komunës, ndërsa kryesuesi i këtij grupi, Shuajb Lakna, bëri të ditur se dokumenti është hartuar pas një sërë takimesh dhe konsultimesh ndërmjet anëtarëve të grupit.

Sipas tij, pas finalizimit fillestar, projekt-rregullorja është dërguar në Departamentin për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP), nga i cili janë pranuar rekomandime për ndryshime në disa sektorë dhe pozita, të cilat tashmë janë reflektuar në versionin aktual të dokumentit.
Lakna theksoi se në këtë fazë është bërë vetëm sistematizimi i vendeve të punës, ndërsa klasifikimi i tyre mbetet për një fazë të mëvonshme.

United Hospital

Gjatë diskutimit publik, pjesëmarrësit parashtruan komente dhe pyetje për një sërë sektorësh, përfshirë Qendrën për Punë Sociale, Drejtorinë e Shëndetësisë, Drejtorinë e Buxhetit, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Njësinë për të Drejtat e Njeriut, Drejtorinë e Bujqësisë, si dhe përfaqësues nga biblioteka dhe arkivi komunal.

Në përmbyllje, kryesuesi i grupit punues ftoi të gjithë të interesuarit që sugjerimet dhe vërejtjet t’i dorëzojnë edhe në formë të shkruar, duke bërë të ditur se grupi do të mblidhet sërish për shqyrtimin e tyre përpara finalizimit të dokumentit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.