RCCOLA

Projekt ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Infrastrukturës do të shpallë ndërkombëtarisht shprehjen e interesit për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup. Më datën 12 të këtij muaji, konkursi do publikohet në mediat ndërkombëtare.

Me këtë, Qeveria synon të sjell kompani serioze dhe me renome evropiane e botërore.

Drejtuesit e Ministrisë së Infrastrukturës kanë bërë edhe një hap tutje në projektin e autostradës Prishtinë – Shkup.

Ata kanë bërë gati projektin e detajuar.

RCCOLA

Tash, më datën 12 të këtij muaji, kjo ministri do të shpallë ndërkombëtarisht konkursin për ndërtimin e kësaj autostrade. Zyrtarë të kësaj ministrie tregojnë se interesimi për ndërtimin e këtij projekti rrugor është i madh. Ata presin që të konkurrojnë kompani të fuqishme evropiane.

Burime të gazetës Express tregojnë se Ministria e Infrastrukturës do të shpallë konkursin më 12 shtator në shumë media të njohura evropiane

Ai tregoi se projekti është i detajuar tashmë dhe të gjitha punët për të janë kryer për të kaluar në realizimin e projektit.

“Të gjitha punët janë kryer dhe gjithçka është detajuar në këtë projekt – tash vetëm presim që të përzgjedhjet kompania ndërtimore”, tha ky zyrtar i lartë në MI.(express)