FIDANISHTJA

Programet “copy-paste”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nën ethet e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, partitë politike në vend kanë filluar t’i shpalosin alternativat e tyre, ku prioritet i është dhënë zhvillimit ekonomik, segment ky që po shihet si “magnet” për tërheqjen e elektoratit.

Megjithatë, analistët politikë vlerësojnë se programet e subjekteve politike nuk dallojnë shumë nga zgjedhjet e vitit 2010, përveç që kësaj radhe retorika për ekonominë është bërë “trendi” që po e përdorin të gjitha forcat politike.

Uji Dea

Edhe pse zyrtarisht fushata elektorale ka filluar të mërkurën, megjithatë prej kohësh partitë politike kanë shpalosur para qytetarëve ofertat e tyre qeverisëse për pushtetin e ardhshëm katërvjeçar.