GRANDEMALL

Programe të larmishme për ditën e çlirimit në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për nderë të 18 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Kamenicës është promovuar libri me poezi të autorit Dan Kosumi, hapja e ekspozitës me artefakte dhe manifestimi qendror.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, tha se çlirimi i Kamenicës dhe i gjithë Kosovës ndërlidhet me ndihmën e pakursyer të bashkësisë ndërkombëtare, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian dhe të veprimit të drejtpërdrejtë nëpërmjet sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave dhe teknologjisë serbe.

“Në këtë kohë, para 14 viteve populli shqiptar ishte në gjendje shumë të keqe. Ishte luftë në mes jetës apo rrezikut të vdekjes. Por, ishte edhe një shpresë që mbështetej te lufta e UÇK-së dhe forcat e NATO-s që vazhdonin me bombardime ndaj forcave serbe. Kjo shpresë e popullit shqiptar u realizua me 12 qershor të vitit 1999 kur hynë trupat tokësore të NATO-s në Kosovë dhe u larguan për gjithmonë forcat okupuese shekullore serbe “ ka thënë Kryetari Surdulli.

FIDANISHTJA

Ai tha se edhe në komunën e Kamenicës ka përparime të dukshme, sepse çdo vit po shtohen projekte të reja, po përmirësohet infrastruktura dhe po përmirësohet jeta e qytetarëve. Për këto 14 vitet e kaluara janë bërë mjaft përpjekje dhe është arritur përparim në shumë fusha.

Për përparimin e komunës në përgjithësi i falënderoj të gjithë qytetarët e komunës që kanë punuar dhe po punojnë për të mirën e familjes, lagjes, fshatit, qytetit dhe mbarë Kosovës. Presim që përvjetorët tjerë t’i festojmë me rezultate edhe më të mëdha, me zhvillim të ekonomisë dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Në fund për të pranishmit është shfaqur një program me këngë e valle të ndryshme. Manifestimi do të përfundoj me finalen e turnirit në futboll të vogël “ Dardana 2013 “ në fushat sportive të shkollave të mesme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.