RCCOLA

Profili i Sali Berishës, arrin mbi 90 mijë fansa

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ka një javë që Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hapur profilin e tij në rrjetin social Facebook. Akoma pa u mbushur një javë, profili i tij ka arritur që të pëlqehet mjaft shumë. Ai për këto dy ditë ka marrë më shumë se 90 mijë “like”.

Profili i tij duket që të jetë shumë aktiv. Ndërsa sot me rastin e 22 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar po ashtu profilin për të shkruar urimin e tij.

“Sot kremtojmë 22 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Po bëhesha gati të shkruaja një status për këtë ngjarje dhe më erdhi në mend ajo natë e ftohtë e 11 Dhjetorit 90 kur së bashku me një grup studentësh e intelektualësh, Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon etj, diskutuam dhe vendosëm themelimin e pluralizmit politik njëherazi dhe PD-në si forcë e parë opozitare të vërtetë të vendit”, shkruan Berisha.

Mobi Casa

Në vijim ai shprehet se themelimi i Partisë Demokratike mund të quhet dita e shpëtimit dhe e shpresës së madhe, dita e rilindjes së vërtetë të dytë kombëtare sepse Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore në vendin ku ato ishin të ndaluara me Kushtetutë, e vokacionit perëndimor dhe integrimit Euro- Atlantik dhe Evropian të saj, si parti e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare.

Në këtë linjë Kryeministri shton se asokohe ky vizion dukej thjesht një utopi, mbasi vendi kishte përjetuar izolimin më të thellë, mjerimin më të madh.

“Shqiptarët jashtë Shqipërie në Rajon përjetonin pushtimin më të egër. Por sot, pas 22 vitesh, ëndrra e tyre, e një shoqërie të lirë, e shqiptarëve të lire kudo që ata jetojnë, e anëtarësimit në NATO, është bërë e vërtetë. Kam bindjen se nuk do të vonojë së shndërruari në realitet edhe shembja e murit të bllokimit dhe avancimit të madh të integrimit evropian”, shkruhet ndër të tjera në statusin e Berishës.(D.H/ORAinfo)