Fundamenti

Profesori universitar kërkon votën e qytetarëve, për të ndryshuar dhe zgjidhur problemet jetike të tyre

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Medin Zeqiri është profesor universitar dhe me një përvojë shumë vjeçare në institucionet komunale dhe i njeh dhe i kupton mirë problemet e qytetarëve. Zeqiri është kandidat nga PDK-ja ndërsa thotë se do të jetë zëri i artikuluar i qytetarëve që kërkojnë ndryshim e avancim të jetës së qytetarëve.

Medin Zeqiri ka doktoruar në Tiranë dhe është njohës i mirë i menaxhimit në fushën e bujqësisë, por edhe të projekteve madhore që sjellin dobi në këtë sektor. Është profesor në një nga kolegjet më të afirmuara në rajon UBT.

Medin Zeqiri e njeh mirë problematikën e menaxhimit sepse ka punuar gjatë në teren me problemet e qytetarëve. “Dëshira e shumë përkrahësve të mi, më ka obliguar që të hyjë në këtë garë për të sensibilizuar jo vetëm problemet e lagjes apo fshatit ku jetojmë, por në përgjithësi për të trajtuar e zgjidhur çështjet jetike” shprehet Zeqiri.

ARKATANA

Zeqiri është i bindur se do të ketë sukses në garën e tij të ndershme dhe do ta ketë përkrahjen e mjaftueshme për të zgjedhur asamblist.

Ndryshe ai ka bërë edhe një apel për përkrahësit e tij

Të dashur familjarë, bashkëvendës, miq, shoqëri e qytetarë të Komunës së Gjilanit;
Siç e dini jam në garë për Asamblenë Komunale të Gjilanit.
Besoj në punën time dhe vlerësimin tuaj të drejtë, prandaj është në dorën tuaj të zgjidhni më të mirët që më së miri do zgjidhin të gjitha kërkesat tuaja në Asamblenë Komunale.
Të gjithë ju që besoni në punën time, mund të më votoni. Jam në Listën e Partisë Demokratike të Kosovës PDK 177 Numri im në listë është 14.
Vota juaj për mua dhe kandidaten e PDK-së për kryetare, znj. Leonora Morina Bunjaku është shumë e vlefshme për ne.
Le ta nisim një periudhë më të mirë për Komunën tonë.
Me Respekt Dr.sc.Medin Zeqiri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.