FITORJA

Profesori shembullor që synon ulësen e Asamblesë Komunale

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ismet Azizi, për arsye të suksesit, është bërë arsimtar i preferuar jo vetëm i nxënësve dhe i prindërve të tyre, por edhe një numri të gjerë të njerëzve në komunën e Gjilanit. Ai është shembull edhe si prind dhe mik që u është gjetur njerëzve duke u ofruar ndihmë në momentet e vështira.

Zgjedhjet komunale të këtij viti që do të mbahen më 3 nëntor duhet të sjellin ndryshime në pushtetin lokal. Qytetarët e Gjilanit me të drejtë shpresojnë se këto ndryshime do të ndodhin edhe në komunën e tyre.

Në mesin e shumë kandidatëve të paraqitur në shumë parti dhe koalicione është edhe Ismet Azizi. Dekada me radhë Ismet Azizi ka punuar në shkolla të ndryshme të komunës së Gjilanit. Me punën e tij të zellshme dhe profesionale Ismeti gjithmonë ka qenë shembull i arsimtarit dhe pedagogut sipëror.

Punën e tij, sot e vërtetojnë gjenerata të shumta të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme ku ka qenë i angazhuar Ismet Azizi në mësimdhënie. Sot, numri i studentëve dhe profesionistëve që janë aktiv në shumë fusha, e që dikur ishin nxënës të Ismetit, është i madh. Këta profesionist qëndrojnë fuqishëm si dëshmi e punës së suksesshme të Ismet Azizit.

Ismet Azizi, për arsye të suksesit, është bërë arsimtar i preferuar jo vetëm i nxënësve dhe i prindërve të tyre, por edhe një numri të gjerë të njerëzve në komunën e Gjilanit. Ai është shembull edhe si prind dhe mik që u është gjetur njerëzve duke u ofruar ndihmë në momentet e vështira.

Ismeti, gjatë punës së tij shumëvjeçare, ka krijuar respekt edhe ndër kolegët e tij. Me punën dhe sjelljet e shkëlqyeshme të një pedagogu të mirëfilltë, Ismeti ka treguar aftësi edhe në fushat tjera organizative që përfshijnë aktivitetet e shkollave.

Ai, poashtu, në mënyrë të palodhshme, është angazhuar me shkrime dhe analiza në media të ndryshme ku ka paraqitur pikëpamjet e tija profesionale duke mbrojtur vlerat e mirëfillta të shoqërisë sonë.

Ismet Azizi në ditët e rinisë së tij të hershme ka treguar interesim dhe aftësi menaxhuese. Gjatë studimeve, duke qenë student i dalluar në Universitetin e Prishtinës, është zgjedhur Prodekan – Student i Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore. Në këtë post të rëndësishëm udhëheqës, Ismeti, vite me radhë, ka dëshmuar edhe aftësi administrative dhe teknike. Më vonë, duke qenë i angazhuar në aktivitete sportive, këto aftësi ai i ka aplikuar edhe në ditët më të vështira që përjetonte Kosova e okupuar. Për një kohë të gjatë Ismeti ka qenë kryetar i klubit volejbollistik “Drita”.

FIDANISHTJA

Ismeti na është i njohur edhe për faktin e zbatimit praktik të arritjeve teknologjike dhe atyre të medieve elektronike në procesin e mësimdhënies.”Abaz Ajeti” është e vetmja shkollë që ka ueb site-in e vet qe tri vite. Ismeti është nga themeluesit e këtij ueb-site dhe është administrator i tij. Ky aktivitet i suksesshëm i Ismetit ka rezultuar në mënyrë tejet pozitive në ngritjen e nivelit arsimor dhe në përgatitjen arsimore të nxënësve.

Ismet Azizi dallohet duke marrë pjesë rregullisht në aktivitetet e lira që organizohen në mesin e tij punues. Ai, me punën e tij të palodhshme, ka arritur rezultate lakmuese me seksionin Gjeografët e Rinj. Nxënësit e tij, të angazhuar në këtë seksion, kanë korrur suksese të mëdha në komunën e Gjilanit, në rajon dhe në nivelin e Republikës së Kosovës.

Ismet Azizi është i njohur edhe për publikun e gjerë në Kosovë pasi që luan rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe pasurimin e seksionit shqip të Ëikiepedia-s. Ismeti është themelues dhe administratori kryesor i ueb faqes të njohur në komunën e Gjilanit, ëëë.kokaj.net. Ai, poashtu, është aktiv me paraqitje të shkrimeve dhe analizave në ueb sajtin zemrashqiptare por edhe në ueb faqet tjera të Kosovës dhe më gjëeë.

Duke i patur parasysh këto kualitete, Ismeti është kandidat serioz për asamblenë komunale të Gjilanit. Angazhimi i tij në asamble do të sjell ndryshime në sistemin e arsimit i cili është duke çaluar qe sa kohë. Ismeti është zotuar se, me zellin dhe eksperiencën që ka, do të angazhohet seriozisht në ndryshimet e nevojshme të arsimit në komunën e Gjilanit.

Të gjithë qytetarët janë të vetëdijshëm për krizën në të cilën është zhytur arsimi i cili është segmenti kryesor i përparimit të gjithëmbarshëm shoqëror. Të gjithë janë të pajtimit se duhet bërë ndryshime në sistemin e arsimit dhe administrimit të shkollave në Gjilan.

Askush nuk duket të jetë më i përgatitur se Ismet Azizi për t’ju prirë ndryshimeve dhe për t’i quar ato deri në vend duke i udhëhequr në mënyrë të duhur.

Të gjithë qytetarët që janë të brengosur me këtë problem duhet besuar në kandidaturën e Ismet Azizit si alternativë të vetme të kësaj ekzistuese në komunën e Gjilanit. Askush nuk është në pozitë më të volitshme dhe askush nuk ka shprehur vullnet, dëshirë dhe bindje që të angazhohet në arsimin e komunës më shumë se Ismet Azizi. Askush nuk është më i përgatitur në aspektin profesional më shumë se Ismet Azizi.

Prandaj, me 3 nëntor, ata që janë për ndryshime, duhet të kenë besim në Ismet Azizin, i cili është duke garuar në kuadër të “ Iniciativës Qytetare” të AKR-së, kurse emri tij është në numrin 16./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.