Uji Dea

Profesori që ende nuk po kupton “shqip”!

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shkruan : Riad Rashiti – I nderuari profesor shpeshherë bëhet edhe komik, dhe që po i bënë më relaksuese fundjavat e sidomos kur provon dhe mundohet të flas sadopak për çështje KOMBËTARE, shoqërore, politike dhe ekonomike.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e embël! Sa e gjerë!
Sa e lehtë! Sa e lirë!
Sa e bukur! Sa e vlerë!

Këto janë disa nga vargjet që Naim Frashëri i bënte thirrje bashkatdhetarëve të hyjnë me guxim në rrugën e diturisë e të kulturës , sepse tani lypset dritë (gjuha shqipe), shprehte konceptin e tij se liria nuk shkëputet nga progresi e nga qytetërimi.

E këto vargje dhe koncepti i Naimit për vendin e tij edhe pas më shumë se 120 vite ende nuk po kuptohen nga një pjesë, por më e keqja është se këto nuk po i kupton edhe një profesor i dashur për nxënës dhe i zellshëm në komunën tonë, ndoshta edhe drejtimi i tij profesional si profesor i gjuhës angleze nuk po ia mundëson mjaftueshëm të kuptoj dhe të dojë gjuhën e ëmbël shqipe.

I nderuari profesor shpeshherë bëhet edhe komik, dhe që po i bënë më relaksuese fundjavat e sidomos kur provon dhe mundohet të flas sadopak për çështje KOMBËTARE, shoqërore, politike dhe ekonomike.

E kur shprehet për këto çështje me sa po shihet fare nuk po i mat mirë sepse “kanari” i tij moti është ndryshkur, edhe pse vargjet dhe koncepti i Naim Frashërit duhet të jenë shumë të freskëta edhe për profesorin e dashur të nxënësve që sot i fton ata të merren me politikë madhore.

Profesori i nderuar I.Kurteshi, ende nuk i ka kuptuar fjalitë që në gjuhën shqipe ia ka thënë qytetari i Gjilanit, ende nuk po e kupton që qytetari përmes votës i ka thënë se nuk ke vend aspak në politike dhe mos u merr më tutje se humb energji edhe pse ka filluar t’a harxhoj para pensionimit, por puno gjatë orarit në procesin mësimor, shfrytëzoje kohen e lirë me bagëti dhe bujqësi sepse kjo ishte edhe njëra ndër vargjet tjera edhe të poetit Naim Frashëri.

KKVITI

Profesori i nderuar në vend se të shkonte t’a falte këtë xhuma që kaloi, ai për çudi doli në media shumë atraktiv dhe komik, sepse kërkonte diçka që as fëmija për 1 qershor nuk do t’a besonin se do t’i realizohej kjo dëshirë, por ndoshta vetëm do të disponoheshin pak qaste duke menduar “eeeeee” sikur të ndodhte vërtet sa mirë.

Profesori përveç që kërkonte ai edhe vlerësonte se janë bërë edhe shkelje (por nuk e ka theksuar se çfarë shkelje-ndoshta është shkelur ndonjë interes i tij afarist) siç mendonte ai tek Partneriteti Publiko Privat në rastin e Higjienës.

Andaj,së pari profesorit ia sugjeroj që së paku t’a lexoj, por le të mundohet që edhe t’a
kuptoj qoftë edhe në gjuhën angleze definicionin e Partneritetit Publiko Privat, dhe definicionin e privatizimit, sepse siç po shihet në deklaratën e tij lidhur me Higjienën ai nuk i ka kuptuar këto dy gjëra mjaft të rëndësishme (sidomos për një “politikan” si ky), sepse Higjiena përmes PPP nuk është privatizuar e as shitur, por është arritur një marrëveshje në mes të Komunës si Partner Publik dhe “Moser Group” si Partner Privat nga Austria për të investuar hiq më pak se 1.5 milion në këtë kompani.

Unë nuk dyshoj aspak që z.Kurteshi do të ketë mundur të ketë pasur interesim të investoj në kompaninë Higjiena përmes një kompanie tjetër nga Pozherani (prej nga vjen
z.Kurteshi) e cila ishte konkurrente për të hyrë në këtë marrëveshje të PPP, por që nuk i plotësonte kriteret dhe kushtet ligjore që z.Kurteshi aq shumë i donë dhe i respekton, për atë edhe nuk ka thënë në deklaratën e tij se nuk janë respektuar kriteret apo kushtet ligjore.

Është vërtet për keqardhje për përfaqësimin që ka VV në Komunën e Gjilanit, sepse ende nuk po e kuptojnë ata, që “lideri” i tyre lokal nuk e ka kuptuar se ku e ka vendin në skenën politike, ende nuk po e kuptojnë që kahja e tyre është duke rrëshqitur drejt fatit të disa subjekteve tjera politike të cilat për herën e parë në zgjedhje impresionoheshin me rezultatin e arritur, herën e dytë kishin një rënie të rezultateve zgjedhore (rasti i VV në Ferizaj ishte i dhimbshëm), e herën e tretë as pragun zgjedhor nuk e kalonin (e qytetari i dërgonte në “pushim pa pagesë”) e që pritet në zgjedhjet e ardhshme t’a gjejë këtë fat edhe VV më këtë përfaqësim që e kanë tani.

Andaj z.Kurteshi më lejo të sugjeroj dhe t’a bëni dorëheqjen tuaj si udhëheqës i VV në Gjilan, këtë po e bëjë nga ju, jo për frikën se ju mund të n’a rrezikoni pushtetin e PDK dhe udhëheqjen komunale nga Qemajl MUSTAFA (që të është bërë halë në sy dhe fobi në mendjen tuaj), aspak, por këtë po e bëjë që ne të kemi një opozitë më serioze, por edhe që ju të jeni shembull se si një “politikan” si ju, bënë hapin më të guximshëm për t’u larguar nga fusha dhe skena politike sepse ju jeni shpallur me dekada dhe në shumë procese politike si humbës i vërtet, dhe kthehuni e vazhdoni dhënien e kontributit tuaj në fushën e arsimit dhe t’i përvisheni punës më me shumë zell, nxënësit e shkollave tona kanë nevojë për mësimin dhe kuptimin e gjuhës angleze, se gjuhën e tyre të ëmbël e kuptojnë shumë më mirë se nga ana e juaj. Së paku bëhu temë interesante e odave për disa ditë./rajonipress/